Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lippi: Juventusi mund ta fitojë tripletën

Ish-seleksionuesi i Italisë, Marcello Lippi është i bindur se skuadra e Juventusit këtë edicion mund ta fitojë tripletën, përcjellin mediumet italiane të enjten.

Juventusi këtë edicion ka tetë fitore e një barazim në Serie A si dhe tri fitore në poaq ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve. Sipas Lippit, Juventusi në Serie A, rivalin e vetëm e ka ekipin e Napolit.

“Në secilin edicion Juventusi synon për të fituar çdo trofe, por këtë herë mendoj se mund ta fitojnë tripletën. Kanë përvojën e duhur si dhe kanë një ekip shumë kompakt. Për mendimin tim, këtë edicion Juve mund të fitoj gjithçka”, ka thënë Lippi që është seleksionues i Kinës.