Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lippi: Do të triumfojmë si në vitin 2006

Ish-seleksionuesi i Italisë në futboll Marcello Lippi, ka thënë se Italia di si të kthejë “rrëmujën në energji pozitive”. Ai ka cekur se si Italia e fitoi Botërorin 2006 të futbollit, ndonëse vinte pas një skandali të madh.

“A e dini pse fituam Botërorin 2006 dhe atë 1982? Pasi ishim të fortë. Përndryshe do të shkriheshim si bora në diell. Ne e kthyem rrëmujën në energji pozitive. I thamë vetes: ‘Vërtetë? Tash do ju tregojmë’”, ka thënë Lippi për “La Gazzetta dello Sport”, transmeton Koha.net.

Ai ka përdorur përfaqësueset fituese si një shembull duke folur për krizën e koronavirusit dhe ndikimin e kësaj në futbollin italian. Italia ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi.

Por, Lippi ka frikë se ligat më të ulëta do të harrohen në debatin e nxehtë për rinisjen e stinorit në Serie A dhe zvogëlimin e pagave të lojtarëve.

“Shpresoj që ata që marrin vendim të mendojnë për futbollin amator, që rrezikon të zhduket. Shpresoj të mbrojnë këtë kategori. Klubet elitare sigurisht se do të goditen, po ashtu lojtarët”, ka thënë Lippi.

Artikuj të ngjashëm