Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Limnios i Greqisë mungon ndaj Kosovës

Futbollisti i Përfaqësueses së Greqisë, Dimitrios Limnios, e ka shqyer ligamentin e gjurit të djathtë në Ligën e Kombeve në fitoren e Greqisë ndaj Qipros, 3:0. Ai e shënoi golin e tretë të grekëve.

Si rezultat i lëndimit të marrë në fundin e ndeshjes, Limnios nuk do të jetë në gjendje të luajë për Greqinë të dielën kundër Kosovës.

Futbollisti i Koelnit të Bundesligës gjermane pritet të jetë jashtë fushës së gjelbër për disa muaj.

Në dyshim për të luajtur ndaj Kosovës është edhe mbrojtësi Pantelis Hatzidiakos.

Ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës luhet të dielën në orën 20:45.

Kosova duhet ta fitojë atë duel për të mbetur në luftë për ta fituar Ligën C2.