Lille është duke u përgatitur ta shesë yllin e sulmit, Jonathan Davidin për rreth 50 milionë euro, ka shkruar të mërkurën eksperti i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano.
22-vjeçari nga Kanadaja po kërkohet nga një numër i madh i skuadrave evropiane, përfshirë edhe Arsenalin.
Ai është golashënuesi më i mirë i Lillet këtë sezon. Ka shënuar 17 gola, tre prej tyre në Ligën e Kampionëve.