Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha mund të largohet nga Atalanta.
Mediumet në Itali kanë njoftuar se skuadra franceze Lille ka shprehur interesim për ta transferuar.
"Lille është aktivizuar për ta bindur Etrit Berishën ta shkëpusë kontratën me Atalantën, që vlen deri në vitin 2021. Raportohet se bisedimet kanë nisur tashmë me ish-lojtarin e Lazios që u formua si portier në Kalmar", shkruan "mercato365.com".
Berisha në Serie A me Lazion e Atalantan ka zhvilluar 95 paraqitje që nga viti 2013.
Artikuj të ngjashëm