Lille është i gatshëm ta shesë Renato Sanchesin në verën e vitit të ardhshëm.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar presidenti i klubit francez, Olivier Letang.
“Unë tashëm kam folur me lojtarin për këtë çështje. Nëse arrin oferta nga ndonjë klub i madh, Renato është i gatshëm të largohet. Do të shohim se çka do të ndodhë”, u shpreh Letang.
Për mesfushorin portugez, interesim të madh kanë shfaqur Liverpooli dhe Tottenhami.
Kontrata me Lillen, 24-vjeçarit i skadon në verën e vitit 2023. Vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.