Damien Lillard ka realizuar 55 pikë, përfshirë një rekord të plejofit prej 12 trepikësheve, por kjo nuk i ka mjaftuar Portland Trail Blazersit që të evitojë humbjen ndaj Denver Nuggetsit.
Denveri triumfoi 147:140 pas dy shtesave ndaj Portlandit. Denveri ka maarë epërsinë në 3:2 në serinë e plejofit.
“Në këtë moment e gjitha që ka rëndësi është se nuk guxojmë të humbim edhe një ndeshje në këtë seri”, ka thënë Lillard.
Rekordin e trepikëshave në një ndeshje të plejofit e mbante Klay Thompson, që kishte shënuar 11 sosh në ndeshjen e Golden State Warriorsit ndaj Oklahoma City Thunderit më 28 maj të vitit 2016.