Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lillard, “MVP” i ndeshjes së yjeve

Damian Lillard është emëruar si lojtari më i vlefshëm i “All-Starit”, pasi kontribuoi më së shumti në fitoren e ekipit të Konferencës së Lindjes ndaj skuadrës së Konferencës së Perëndimit.

Ky ballafaqim shënoi rekord sa u përket shënimit të pikëve.

Përfundoi me rezultatin 211:186 në të mirë të ekipit të Konferencës së Lindjes.

Basketbollisti i Milwaukee Bucks, Lillard, realizoi 39 pikë. Ai shënoi 11 herë nga vija për tri pikë në ndeshjen që u zhvillua në Indianapolis.

Ekipi i Konferencës së Lindjes theu numrin e pikëve në një ndeshje të “All-Starit”.

Edhe Rekordit 18-vjeçar të Jamesit i vjen fundi Basketboll Rekordit 18-vjeçar të Jamesit i vjen fundi

Rekordin e mbante ekipi i Konferencës së Perëndimit, që kishte shënuar 196 pikë.

Lillard u nderua me trofeun “Kobe Bryant MVP”.

Kontribut në këtë fitore dhanë edhe Jaylen Brown i Boston Celtics që shënoi 36 pikë, kurse Tyrese Haliburton i Indiana Pacers, realizoi 32 pikë.

Karl-Anthony Towns i Minnesota Timberwolves realizoi 50 pikë për skuadrën kundërshtare.

Totali i 397 pikëve në “All-Starin” e 73-të, e theu rekordin e 374 pikëve të realizuara në vitin 2017.

Edhe LeBron James vendos rekord të ri, nis stinorin e 23-të në NBA Basketboll LeBron James vendos rekord të ri, nis stinorin e 23-të në NBA

LeBron James, 39-vjeçari që luan për Los Angeles Lakersin, ishte i pranishëm në “All-Starin” e 20-të, që është rekord.

Megjithatë, ai për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës, luajti vetëm 14 minuta për skuadrën e Konferencës së Perëndimit, dhe realizoi tetë pikë.