Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ligue 1 shpreson të përfitojë nga suksesi i Francës

Suksesi i Përfaqësueses së Francës në botërorin "Rusia 2018" është ende i freskët, por Ligue 1 kthehet këtë fundjavë me kampionin Paris Saint-Germain, që është bërë me trajner të ri dhe yjtë si Kylian Mbappe e Neymar, që pritet të jenë lojtarët kryesorë, shkruan AFP.

Më pak se katër javë prej fitores së Francës (4:2) ndaj Kroacisë në finalen e zhvilluar në Moskë, sukses që nxiti festë të madhe në Paris dhe në qytetet e tjera, trofeu do të prezantohet të premten në stadiumin "Vellodrome", ku do të zhvillohet ndeshja e parë e edicionit 2018/19 ndërmjet Marseilles dhe Toulouset, përcjell Koha Ditore.

Tetë futbollistë nga Ligue 1 ishin pjesë e ekipit të Didier Deschampsit, ndonëse prej këtij grupi vetëm sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ishte titullar.

Paraqitjet e tij në botëror, ku shënoi katër gola dhe u zgjodh lojtari më i mirë i ri i turneut, janë një sinjal se Mbappe do të jetë një yll i vërtetë në edicionin e ri të Ligue 1....(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)