Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ligës Ballkanike i kthehet ish-kampionia, Prishtina

Foto: Koha

Ligës Ballkanike i është kthyer ish-kampionia e saj, Z-Mobile Prishtina që ka arritur marrëveshje për pjesëmarrje.

Në një njoftim të Ligës Ballkanike thuhet se liga është bërë edhe më e fortë me rikthimin e ish-kampiones me ambicie të mëdha.

Prishtina mori pjesë në këtë ligë prej vitit 2013 deri më 2017. Klubi nga Kosova fitoi Ligën Ballkanike në vitin 2015 dhe 2016, ndërsa në sezonin e parë arriti në “Final Four”.

“Menaxhmenti i BIBL mirëpret kthimin e Z Mobile Prishtina. Kjo do t’i shtojë edhe më shumë kualitet ligës dhe do të rrisë konkurrencën për ekipet pjesëmarrëse”, thuhet në njoftim.

Orari i ndeshjeve për sezonin e ri publikohet javën e ardhshme.