Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liga e Parë dhuron spektakël

Të dielën mbrëma në Mitrovicë dritat e reflektorëve janë ndezur në stadiumin olimpik "Adem Jashari", këtë herë jo për ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës siç ndodh zakonisht, por për përballjen ndërmjet Trepçës dhe 2 Korrikut në Ligën e Parë.

Deri sa disa skuadra në Superligën e Kosovës në futboll ballafaqohen me problemin e fushës dhe nuk kanë një stadium të tyre për t’i zhvilluar ndeshjet, Trepça edhe pse një rang më poshtë të jep ndjesinë e një ndeshje të niveleve evropiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për t’i parë "Xehetarët", që këtë vit garojnë në kategorinë e dytë të futbollit kosovar ishin mbledhur rreth 3 mijë shikues duke veçuar përkrahjen e madhe nga tifo grupi "Torcida" të cilët njëherësh po festonin edhe 85 vjetorin e themelimit të klubit.

Njëri ndër ikonat e këtij klubi, ish gardiani mitrovicas, Enes Shosholi, tani trajner i portierëve të ky klub, tregon për emocionet e kësaj ndeshje dhe synimet e klubit këtë sezon.

Krahas emocioneve dhe kënaqësisë se ndeshja po zhvillohej nën ndriçimin e reflektorëve, në fund të pjesës së parë ishte një moment që i la të shtangur të gjithë kur gjatë një dueli mbeti i lënduar rëndë kapiteni i mysafirëve Agron Beqiri por fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë të mjekëve dhe lojtarëve, u evitua më e keqja.

Ky takim përfundoi në barazim pa gola dhe Trepça dhe 2 Korriku ndanë pikët.