Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mitrovica, në festë për titullin historik të Trepçës ‘89

Thuajse të heshtur kishin qëndruar gjatë 90 minutave lojë afro 6000 shikues, sa ishin të dielën pasdite në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Por heshtja e shikuesve, që erdhi edhe për faktin se skuadra e tyre po pësonte humbje mbaroi me të mbaruar ndeshja.

Ishte koha që Trepça ‘89 të festonte titullin e parë në histori, përkatësisht titullin e parë që siguron daljen në kualifikime të Ligës së Kampionëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndeshja e fundit e edicionit 2016\17 për kampionen e re të Kosovës në futboll, nuk ishte ajo që pritej.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ferronikeli, që ka fituar titullin në dy edicionet e kaluara dhe që humbi garën për titull në këtë edicion, u shfaq fuqishëm në fushën e stadiumit “Riza Lushta” dhe ia doli të fitojë ndeshjen e javës së 33-të me shifrat 3:0.

Rezultati nuk kishte peshë, pos që la pak shije të hidhur. 89-shi shumë më herët ka siguruar titullin dhe e diela ishte e rezervuar vetëm për festë. Dhe festë pati. Pas gëzimit të lojtarëve në fushë e shikuesve në tribuna, ishte koha që për kampionët e rinj të ndahet Kupa.

Në një tribunë të ngritur në pjesën ballore të tribunës, pasi të gjithë lojtarët e trajnerët morën medaljet e kampionëve, Kupën lart e ngriti kapiteni dhe ikona e klubit “xehetar”, Shpëtim Idrizi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.