Pandemia ka sjellë një vijë të re ndarëse në Ligën e Kampionëve këtë sezon, që nis të martën mbrëma me ndeshjet e grupeve E, F, H dhe G.
Në fakt këtë edicion nuk janë më vetëm klubet super të pasura kundër të gjithë të tjerëve. Tani ka një ndarje midis klubeve që luajnë para tifozëve dhe atyre që luajnë në stadiume boshe, shkruan AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtatë nga 16 ndeshjet që do të luhen të martën (sot) dhe të mërkurën do të kenë të paktën disa tifozë në tribuna, me më shumë se 20 mijë sish në ndeshjen mes Dynamo Kievit dhe Juventusit që nis në orën 18:55 (sot). Por me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus në shumë vende të Evropës, situata mund të ndryshojë shpejt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
RB Leipzigu, një gjysmëfinalist sezonin e kaluar, anuloi disa bileta të hënën pasi pjesëmarrja maksimale e tifozëve në tribuna u shkurtua nga 8.500 në 999 për ndeshjen e së martës (sot) kundër Istanbul Bashakshehir. Disa nga skuadrat nikoqire të javës së ardhshme janë ende duke pritur për konfirmim nga autoritetet lokale para se të lëshojnë biletat në shitje. Rregullat lokale për anti-COVID-19 do të zbatohen në secilin vend, me disa kërkesa shtesë nga UEFA. Asnjë tifoz jashtë stadiumi nuk lejohet dhe stadiumet mund të kenë vetëm 30 për qind të tribunave me tifozë edhe nëse ligat kombëtare lejojnë numër më të madh të tyre.