Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lidhja Rajonale e Prishtinës shpalli më të mirët e 2018-ës

Lidhja Rajonale e Prishtinës, i ka shpallur më të mirët e vitit 2018 në katër grupmosha, parafatos, fatos, pionierë dhe kadetë, në ceremoninë që u mbajt të hënën në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, e për nderë të legjendës Vokrri u mbajt edhe 1 minutë heshtje, raporton “Sporti në KTV”.

Në grupmoshën U11, më i miri u shpall Jon Shala i shkollës Top Futbolli. Pas tij, u renditen, Diell Tahiri i Viganit dhe Sead Jashari i Podujevës.

Në grupmoshën U13, titulli i më të mirit i takoi, Elton Krasniqit të 2 Korrikut, i cili pati një vit fantastik me ekipin nga kryeqyteti. Vendin e dytë e mori, Igball Jashari i Kurdës, kurse i treti u rendit, Gentian Aliu i Top Footballit.

Granit Shabani i shkollës së futbollit Llapi, ishte më i miri në U15. Shabani doli para Bleart Kastratit të Ramiz Sadikut dhe Diar Halilit të 2 Korrikut.

Te Kadetët, më i miri i vitit u shpall, Granit Haliti i Ramiz Sadikut. Vendi i dyti i takoi Albion Shurdhiqit të Arsenalit, kurse i treti doli Edonis Pervetica i 2 Korrukut.

Çmimi Fair Play, i takoi shkollës së futbollit Besiana, kurse punëtori i vitit u shpall Tahir Morina i Ardhmërisë.

Post mortum, u nda për Dren Berishën e shkollës së futbollit Fushë Kosova, kurse me mirënjohje u nderua edhe Federata e futbollit.

Të pranishëm ishin edhe kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi me bashkëpunëtorë.

Ademi i përgëzoi futbollistët më të mirë dhe premtoi përkrahje të madhe gjatë vitit 2019.

Përkrahje dhe punë edhe më të madhe, premtoi kryetari i lidhjes rajonale të Prishtinës, Ismajl Ajeti.

Artikuj të ngjashëm