Sport

Lidhja e Defoes me fansin Lowery

Kapiteni i Anglisë në ndeshjen ndaj Lituanisë, Jermain Defoe, sot pushtoi rrjetet sociale pasi në hyrje të ndeshjes u fut me fansin e tij të madh, Bradley Lowery, pesëvjeçar që po vuan nga kanceri.

Bradley është diagnostikuar me kancer të quajtur “neuroblastoma” që kur ishte 18-muajsh dhe më pas u përball me kancerin për dy vjet para se të niste shërimin.

Në muajin korrik të vitit të shkuar, Bradley, pati sërish problem dhe familja e tij dyfishoi shpenzimet për të shëruar djalin.

Komuniteti i futbollit në Angli ishte mbledhur dhe e kishte futur Bradleyn si maskotë për ndeshjen e Sunderlandit me Evertonin bashkë me futbollistin e tij të preferuar, Jermain Defoe.

Atë ditë ishin grumbulluar 200 mijë funte nga fansat dhe atë e solli edhe në Wembley.

“Ishte ndjenjë shumë e veçantë. Mezi qëndroja. Nuk mund ta përshkruaj si u ndjeva që u futa me të në fushë”, ka thënë pas takimit Defoe, që realizoi golin e parë në fitoren 2 me 0.