Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lideri i Serie A, Napoli e mbyll me fitore vitin 2022

Napoli ka fituar ndeshjen e fundit për vitin 2022. Napoli të shtunën fitoi ndaj Udineses me rezultatin 3:2, në kuadër të javës së 15-të të Serie A të Italisë.

Ishte edhe ndeshja e fundit për këtë vit në elitën e futbollit italian për shkak të Botërorit në Katar që nis javën e ardhshme.

Napoli ishte duke fituar 3:0, por Udinese shënoi dy gola të shpejtë për t’ia rrezikuar fitoren liderit të Italisë.

Golin e parë për Napolin e shënoi Victor Osimhen në minutën e 15-të, të dytin e realizoi Piotr Zielinski në minutën e 31-të, ndërsa të tretin në minutën e 58-të e shënoi Eljif Elmas.

Për Udinesen golat i realizuan Ilija Nesterovski në minutën e 79-të dhe Lazaer Samarxhiq në minutën e 82-të.

Napoli është forcuar në vendin e parë me 41 pikë, ndërsa Udinese në vendin e tetë me 24 pikë.