Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lideri i Premier Leagues ndalet me barazim

Arsenali është ndalur me barazim pa gola nga Newcastle në “Emirates” të martën mbrëma.

Pas pesë fitoreve radhazi në Premier League, skuadra e Mikel Artetas regjistroi barazimin e parë për vitin 2023 dhe të dytin këtë sezon.

Granit Xhaka kompletoi ndeshjen, madje u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë.

Skuadra e Mikel Artetas ishte më kërkuese për të gjetur golin, por nuk arriti ta thyente mbrojtjen e çeliktë të mysafirëve.

Pavarësisht barazimit, Arsenali mbetet lider i Premier Leagues me 44 pikë, tetë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak. Newcastle është i treti me 35 pikë.

Artikuj të ngjashëm