Pos figurave sportive, legjendën e futbollit, Pele, e kanë nderuar edhe liderët politikë botërorë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka shkruar: Për një sport që bashkon botën si asgjë tjetër, ngritja e Peles nga fillimet modeste në legjendë të futbollit, është histori e asaj që është e mundur.
Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, e shumë politikanë të tjerë kanë nderuar veprën e Peles për futbollin.
Ai vdiq të enjten, pasi u shtri në spital në Brazil muajin e kaluar.