Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski shfrytëzon pushimin dimëror për t’u shëruar plotësisht

Foto: Reuters

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, do të operohet në muskul menjëherë pas duelit me Wolfsburgun.

Trajneri i përkohshëm Hansi Flick, e konfirmoi lajmin në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Robert do të ketë operim menjëherë pas ndeshjes. Nuk dëshirojmë të humbim kohë. Duhet të presim se si do të shkojë procedura, por ai nuk do të jetë i gatshëm për 10 deri në 14 ditë”, tha trajneri Flick, transmeton KTV.

Bayerni, ndeshjen e xhiros së 18-të do ta ketë kundër Hertha Berlinit, më 19 janar të vitit të ardhshëm, dhe sulmuesi polak, në kohën e pushimit dimëror, do të ketë ditë të mjaftueshme për ta tejkaluar lëndimin, pa humbur asnjë ballafaqim.