Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski për katër javë jashtë fushës

Foto: FC Bayern / Facebook

Bayerni ka konfirmuar se s’do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit të saj, Robert Lewandowski, në katër javët e ardhshme.

Kjo për shkak të një lëndimi që polaku ka pësuar mbrëmë në fitoren prej 3 me 0 ndaj Chelseat në udhëtim, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Robert Lewandowski do të mungojë për katër javë pas lëndimit të gjurit mbrëmë kundër Chelseat”, thuhet në konfirmimin e Bayernit.

Polaku mbrëmë ishte i pandalshëm duke shënuar një herë dhe duke bërë dy asistime.