Sulmuesi polak Robert Lewandowski i ka realizuar katër gola në fitoren 4:3 që Bayern Muencheni e ka shënuar sot në shtëpi ndaj Herthas së Berlinit në xhiron e tretë të Bundesligës gjermane.
Lewandowski realizoi golat në minutat 40, 51, 85 dhe 90+3’ nga penalltia. Për Herthan shënuan Jhnon Cordoba (59’), Matheus Cunha (71’) dhe Jessic Ngankam (88’).
Bayern Muencheni pas tri xhirove zë vendin e katërt me gjashtë pikë. Kryeson RB Leipzigu me shtatë pikë, ndërsa shtatë pikë i kanë edhe Augsburgu e Eintracht Frankfurti.

Artikuj të ngjashëm