Bayern Muencheni ka shënuar fitore të vështirë të shtunën. Bayerni fitoi në udhëtim ndaj Herthas me rezultatin 3:2, në kuadër të javës së 13-të të Bundesligës së Gjermanisë.
Me fitoren e arritur ndaj Hertha Berlinit, Bayerni është forcuar në vendin e parë me 28 pikë. Hertha pas 13 ndeshjeve ka 11 pikë.
Bayerni deri në minutën e 38-të ishte duke fituar 3:0 me golat e minutës së 12-të, 37-të dhe 38-të. Por, Hertha shënoi dy gola. Fillimisht në minutën e 40-të dhe më pas në minutën e 45-të.
Jamal Musiala dhe dy gola nga Choupo-Moting i siguruan tre pikë Bavarezëve.