Bayern Munichu ka shënuar fitore të thellë të dielën në udhëtim te Hertha Berlini, me rezultatin 4:1.
Me këtë fitore “bavarezët” vazhdojnë të mbajnë kreun dhe të marshojnë drejt titullit të kampionit në Gjermani.
Corentin Tolisso dhe Thomas Muller shënuan në pjesën e parë për 2:0.
Në pjesën e dytë kampioni gjerman realizoi edhe dy gola të tjerë.
Leory Sane në minutën e 75-të shënoi për 3:0 derisa Serge Gnabry vetëm katër minuta më vonë ngriti epërsinë në 4:0.
Me Jurgen Ekkelenkamp vendasit shënuan për 4:1 në minutën e 81-të.
Edhe
Fitore e vështirë e Bayernit në udhëtim
Pas kësaj fitoreje Bayern Munichu udhëheq me 49 pikë nga 20 ndeshje.
Dortmundi ka gjashtë pikë më pak në pozitën e dytë.
Hertha është e 13-ta me 22 pikë.