Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski ka kontaktuar me Xavin

Robert Lewandowski - Bayern Munchen

E ardhmja e Robert Lewandowskit pritet të jetë Barcelona.

Sulmuesi polak ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me kampionin e Bundesligës, Bayern Munich, ndërsa është raportuar se klubi i ardhshëm do të jetë Barça.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Eksperti i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano, ka shkruar të enjten se sulmuesi shtatlartë dhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, kanë kontaktuar me njëri-tjetrin.

Plani është që Lewandowski të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe gjithçka ka mbetur të vendoset mes klubeve, të cilat ende nuk kanë biseduar mes vete.

33-vjeçari në këtë sezon ka shënuar 50 gola dhe shtatë asistime në 46 paraqitje në të gjitha garat.