Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski: Jam lojtar i Bayernit, nuk flas për Real Madridin

Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern Munich, ka folur përsëri rreth interesimit të Real Madridit për të.

Gjiganti spanjoll prej kohësh është i interesuar ta blejë sulmuesin polak.

Por, vet lojtari thotë se është lojtar i Bayernit, dhe sipas tij, nuk është korrekte të flasësh për spekulimet rreth kalimit në Madrid derisa ai është lojtar i “Bavarezëve”, raporton KosovaPress.

“Nëse unë mendoj për këto spekulime, në lidhje me të ardhmen time, do të ishte jo korrekte derisa unë jam lojtar i Bayernit”, ka thënë Lewandowski.

“Unë jam lojtar i Bayernit dhe unë dua të jap gjithçka për këtë fanellë”, tha ish-ylli i Borussia Dortmundit.