Robert Lewandowski ka reaguar ndaj spekulimeve që e lidhin atë me një largim nga Bayern Munich, për t’u transferuar në Real Madrid.
Sipas mediave spanjolle, sulmuesi polak e “ëndërron” transferimin në “Santiago Bernabeu”, dhe tashmë i ka kërkuar agjentit të tij që të fillojë negociatat për të kaluar në Madrid gjatë afatit kalimtar veror 2018, transmeton KosovaPress.
“Nuk kam asgjë për të thënë rreth këtyre spekulimeve të pabaza”, ka theksuar Lewandowski.
29 vjeçari ka shënuar pesë gola në katër ndeshje, në Bundesligë, këtë sezon.