Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka realizuar golin e epërsisë për Bayern Muenchenit në ndeshjen ndaj Union Berlinit. Lewandowski ka realizuar nga penalltia në minutën e 40-të.
Bayernit i është anuluar një gol i shënuar nga Thomas Muller në minutën e 18-të, pas rishikimit të aksionit me sistemin VAR, shkaku i pozitës jashtëloje.
Për Lewandowskin është goli i 40-të këtë stinor. Është stinori i pestë rresht që ai ka shënuar 40 e më tepër gola në të gjitha garat.
Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në Berlin ka përfunduar me rezultatin 1:0. Ndeshja i takon javës së 26-të të Bundesligës.
Artikuj të ngjashëm