Bayerni ka kaluar në epërsi të hershme në ndeshjen ndaj Salzburgut. Robert Lewandowski ka shënuar nga penalltia në minutën e 12-të për 1:0. Penalltia u shkaktua pikërisht për ndërhyrje ndaj sulmuesit polak.
Lewandowskin në mënyrë të palejuar e ndali Maximilian Woeber.
Për Lewandowskin ishte goli i 40-të këtë edicion.
Ndeshja e parë e një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve kishte përfunduar 1:1. Takimi po luhet në Munich.