Një marrëveshje për të cilën deri të premten nuk është thënë asgjë, bën që lojtari më i njohur i Përfaqësueses U-21 të mos luajë për Kosovën në ndeshjen e ardhshme kualifikuese.
Shpresat (U21) e Kosovës të martën në Baku përballen me Azerbajxhanin, në kuadër të grupit të pestë të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2019. Do të luajnë pa Bersant Celinën, sulmuesin e Manchester Cityt të huazuar tek Ipswich Towni, transmeton koha.net.
Kosova të enjten mbrëma u përball me Izraelin në "Adem Jashari" në Mitrovicë dhe pësoi me shifrat 4:0. Të përzgjedhurit e Rafet Prekazit të premten paradite zhvilluan stërvitjen e radhës në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.
Por në stërvitje nuk ishte Celina, që luajti në krye të sulmit në ndeshje me Izraelin. Ai lëshoi rast të mirë në fillim të ndeshjes, provoi dy herë nga goditjet e dënimit, por pa sukses. Nuk la shumë gjurmë në ndeshjen në të cilën Kosova lëshoi shumë raste shënimi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“Dardanët” e rinj të motivuar për fitore ndaj Izraelit
-
Përfaqësuesja në tjetër moment të vështirë, rritet numri i reprezentuesve rezervistë
-
Mungesa të rëndësishme e lojtarë jashtë forme te Kosova
-
Celina nuk luajti në ndeshjen e fundit për shkak të komplikimeve në zemër
-
Përballja e veçantë e Zenelit me shtetin me të cilin e fitoi Evropianin