Bayer Leverkuseni ka pësuar humbje 2:1 në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit sot, në xhiron e 14-të të Bundesligës gjermane.
Leverkuseni kishte kaluar në epërsi me anë të Nadiem Amirit (10’), por Frankfurti e përmbysi rezultatet me golin e Amin Younesit (22’) dhe autogolin e Edmond Tapsobas (54’).
Leverkuseni me fitore do të ngjitej në krye të renditjes, por mbetet në vend të dytë me 28 pikë pas 14 ndeshjeve, dy më pak se Bayern Muencheni që kryeson.