Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leverkuseni kërkon të shkaktojë befasi në fundjavë

Bayer Leverkuseni do të luajë në udhëtim te Bayern Munichu të shtunën në orën 15:30 në kuadër të xhiros së 25-të në Bundesligën gjermane.

Leverkuseni kërkon që të shkaktojë befasi nëpërmjet sulmuesve të vet, në veçanti me të riun, Moussa Diaby, i cili është në formë të përkryer.

22-vjeçari ka realizuar shtatë gola në pesë ndeshjet e fundit, dhe ka ndihmuar Leverkusenin të realizoi 21 gola në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.

Bayern Munichu është lider i padiskutueshëm aktualisht në Bundesligë. Ka 58 pikë, tetë më shumë se përcjellësi i parë Borussia Dortmundi.

Bavarezët e kanë dominuar plotësisht Bundesligën dhe synojnë që ta vazhdojnë serinë e njëjtë me tituj të fituar. Do të ishte titulli i 10-të rresht në ligë sivjet, nëse skuadra e drejtuar nga trajneri Julian Nagelsmann e arrin një gjë të tillë.

Edhe Bayernin e pret derbi në Leverkusen Futboll Bayernin e pret derbi në Leverkusen

Faza e sulmit të Leverkusenit përveç francezit Diaby, përbëhet edhe nga FlorianWirtzi dhe Patrick Schicku, për të cilët janë interesuar shumë skuadra të njohura evropiane.

Treshja ka shënuar 45 gola në këtë kampanjë, por në listë prin Diaby.

Shënoi dy herë në fitoren 3:0 kundër Arminia Bielefeldit, pas golave kundër Stuttgartit dhe Dotmundit, si dhe “hat-trickut” ndaj Augsburgut.

Bayerni fitoi 5:1 kur këto dy skuadra u takuan në muajin tetor, por Leverkuseni është në seri prej pesë fitoreve në gjashtë ndeshje, përfshirë triumfin 5:2 në udhëtim te Dortmundi.

Megjithatë, Bayerni e ka një prej sulmuesve më të mirë në botë në radhët e veta. Polaku Robert Lewandowski ka shënuar 28 gola në ligë këtë edicion, tetë më shumë se çeku Schick.

Dortmundi ndeshjen e xhiros së 25-të në udhëtim te Mainzi e zhvillon më 16 mars.

Edhe Leverkusen – Dortmund, kryendeshja e Bundesligës Futboll Leverkusen – Dortmund, kryendeshja e Bundesligës

Leverkuseni në 94 ndeshje kundër Bayern Munichut ka 19 fitore, 59 disfata dhe 16 barazime.

Bavarezët i kanë shënuar Leverkusenit 17 gola në pesë ndeshjet e fundit, të cilat i kanë fituar të gjitha.