Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leverkuseni kërkon 150 milionë euro për Wirtzin

Bayer Leverkuseni i ka caktuar çmimin mesfushorit Florian Wirtz që po kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha të Evropës.

Për ta lënë të lirë mesfushorin 18-vjeçar, Leverkuseni po kërkon 150 milionë euro dëmshpërblim.

Wirtz është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në Bundesligë dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Këtë edicion, ai ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar 14 h erë në 31 paraqitje në të gjitha garat për Leverkusenin. Reprezentuesi i Gjermanisë ka kontratë me ekipin nga Bundesliga deri në verën e vitit 2024.