Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leverkuseni i vendosur të mos gabojë në Bundesligë

Bayer Leverkuseni luan në shtëpi ndaj Wolfsburgut, në ndeshjen e fundit të xhiros së 25-të të Bundesligës gjermane. Kjo ndeshje e rëndësishme zhvillohet të dielën nga ora 19:30.

Dhe Leverkuseni synon që të marrë pikët e plota e të vazhdojë drejt titullit, që do të ishte historik për skuadrën që drejtohet nga Xabi Alonso. Granit Xhaka është lider në mesfushën e Leverkusenit.

Leverkuseni ka 64 pikë, dhjetë më shumë se Bayern Munichu, kur kanë mbetur edhe dhjetë xhiro deri në fund të kampionatit gjerman.

Bayern Munichu të shtunën e pret në shtëpi Mainzin nga ora 15:30.

Thomas Muller ka thënë se Bayerni do ta vazhdojë deri në fund garën për titull.

Edhe Bayern – Frankfurt, derbi i Bundesligës Futboll Bayern – Frankfurt, derbi i Bundesligës

Muller ka fituar 12 trofe të Bundesligës, ndërsa i ka 11 rresht.

Leverkuseni asnjëherë nuk e ka fituar titullin, duke përfunduar pesë herë në vendin e dytë.

“Për momentin Leverkuseni duket se do ta arrijë titullin, por ne do të qëndrojmë aty”, ka thënë Muller.

Në vitin 2002, Leverkuseni kryesonte me pesë pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë, kur kishin mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit. U kualifikua në “Champions” dhe në finale të Kupës së Gjermanisë, por përfundoi në vendin e dytë në të tri garat.

Skuadra e Xhakës është në seri prej 36 ndeshjeve pa humbje.

Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi në edicionin e kaluar e përfunduan garën me 71 pikë, ndërsa bavarezët e fituan titullin falë goldallimit më të mirë.

Edhe Leverkusen – Bayern, derbi i madh në Bundesligë Futboll Leverkusen – Bayern, derbi i madh në Bundesligë

Leverkuseni pritet ta kalojë këtë shifër të pikëve dhe mund ta festojë titullin e parë nëse vazhdon me formën e mirë.

Dortmundi, që zë vendin e katërt me 44 pikë, luan të shtunën nga ora 18:30 në udhëtim te Werder Bremeni.