Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leverkuseni fiton te Molde, Xhaka kompleton ndeshjen

Leverkuseni ka shënuar fitoren e dytë në Ligën e Evropës, në kuadër të Grupit H.

Leverkuseni të enjten mbrëma fitoi në udhëtim te Molde me rezultatin 2:1.

Granit Xhaka kompletoi një tjetër ndeshje për mysafirët.

Jeremie Frimpong në minutën e 14-të dhe Nathan Tella katër minuta më vonë, shënuan golat e fitores për gjermanët.

Për Molden realizoi Emil Vreivik, në minutën e 87-të.

Edhe Leverkuseni i pandalshëm, fiton tjetër ndeshje Sport Leverkuseni i pandalshëm, fiton tjetër ndeshje

Leverkuseni prinë në grup me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Qarabagu në vendin e dytë.

Qarabagu mposhti Hackenin në udhëtim, 1:0.