Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore për Xhakën e Leverkusenin në Ligën e Evropës

Tjetër fitore të thellë ka shënuar Granit Xhaka me Leverkusenin.

Të enjten mbrëma, Leverkuseni mposhti në shtëpi Qarabagun, 5:1.

Ndeshja i ka takuar Grupit H të Ligës së Evropës.

Florian Wirtz në minutën e pestë shënoi për epërsinë e vendësve.

Nga penalltia për skuadrën nga Azerbajxhani realizoi Toral Bayramov.

Por, gjermanët realizuan edhe katër gola tjetër më pas për fitoren e tretë në grup.

Alejandro Grimaldo në minutën e 29-të dhe Victor Boniface në minutën e 35-të, realizuan për 3:1 në pjesën e parë.

Grimaldo shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 55-të, kurse Edmond Tapsoba, e vulosi fitoren e thellë të Leverkusenit.

Xhaka luajti deri në minutën e 63-të.

Te mysafirët nga minuta e 71-të, u inkuadrua Redon Xhixha.

Leverkuseni është i pari në Grupin H me nëntë pikë.

Gjashtë pikë ka Qarabagu, kurse Molde ka tri pikë. I fundit është Hackeni suedez, pa pikë.

Artikuj të ngjashëm