Koelni ka shënuar fitore të madhe dhe i është larguar pozitës së rrezikshme që mund të dërgojë një rang më poshtë në futbollin gjerman.
Koelni të premten mbrëma shënoi fitore në udhëtim te Bayer Leverkuseni 2:1, në kuadër të xhiros së 31-të të Bundesligës gjermane.
Sulmuesi Davie Selke shënoi dy gola për mysafirët. Fillimisht i dha epërsinë Koelnit në minutën e 14-të.
Ishte Amine Adli i vendësve që barazoi shifrat në minutën e 28-të, por Selke shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 36-të për rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore, Koelni në mesin e tabelës tani ka 38 pikë.
Leverkuseni mbetet në pozitën e gjashtë me 48 pikë.