Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leutrim Muli, boksieri më i mirë i turneut “Lah Nimani”

Leutrim Muli, që përfaqëson Danimarkën, është shpallur boksieri më i mirë i turneut ndërkombëtar për të rinj “Lah Nimani”. Turneu kushtuar trajnerit legjendar të boksit kosovar është mbajtur të shtunën e të dielën në Prishtinë.

Ishte edicioni i 13-të i turneut që i kushtohet trajnerit që kishte arritur suksese të mëdha me gjeneratën e artë të Prishtinës. Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, këtë edicion morën pjesë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Danimarka, Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut.

Muli është shpallur më i miri, ndërsa tekniku më i mirë ishte Orgito Llaha i Shqipërisë. Çifti më luftarak ishte Hadi Shehabi (Maqedoni e Veriut) – Tibor Katana (Sllovaki), ndërsa boksieri më korrekt ishte Elias Idrissi i Danimarkës. Ndërkohë boksieri më i mirë i vendit ishte Lorent Murati.