Federata e Boksit të Kosovës (FboxK), të hënën ka njoftuar se turneu ndërkombëtar i boksit “Lah Nimani” me boksierë të rinjtë cilësorë (17-18 vjeç), do të mbahet më 3 tetor në Prishtinë.
Kjo është hera e katërt që i caktohet data këtij turneu, i cili pastaj është shtyrë shkaku i përhapjes së pandemisë COVID-19.
Vet federata ka pranuar se për shkak të respektimit të këshillave për t’u mbrojtur nga pandemia, ishte detyruar tri herë ta shtyjë këtë turne, i cili thotë se këtë të shtunë do të mbahet me fillim në orën 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
“Me këshillat e reja të dala nga IKSHPK, MSH e MKRS për lejimin e mbajtjes se garave ne boks, FboxK-ja ka paraparë që turneu ndërkombëtar ‘Lah Nimani’ ta organizojë më 3 tetor me fillim në ora 12h. FboxK-ja, do të respektojë këshillat e dala nga IKSHPK-ja, që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 30 garues dhe do të zhvillohen 12 duele”, ka shkruar në njoftimin e federatës së boksit