Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leu-trime, por pa fat

Majlinda, Nora, Distria e Leutrimja. Ky është grupi që për kohë të gjatë është vlerësuar shumë lart për talentin që kishte në xhudo.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi tashmë janë xhudiste elitare, top-xhudiste botërore. Leutrime Krasniqi ka stagnuar. 23-vjeçarja nuk ka prekur majat e sportit, me gjithë talentin e pakontestueshëm, por jo me fajin e saj.

"Leutrimja ishte në një nivel me të tjerat, Majlindën, Norën, Distrinë. Por lëndimet nuk ia kanë mundësuar të arrijë nivelin për të cilin kishte potencialin. Por ajo e njeh xhudon shumë, shumë mirë", ka treguar trajneri Driton Kuka para një stërvitjeje në sallën e klubit "Ippon" në Pejë, në pjesën e dytë të nëntorit.

Atë stërvitje të të rriturve, Leutrimja e përcolli duke qëndruar anash. Para se të nisnin stërvitjen të rriturit, ushtruan fëmijët dhe Leutrimja ishte njëra prej trajnerëve të tyre. Ajo tashmë është e koncentruar të punojë më shumë si trajnere e xhudos. 23-vjeçarja është e përkushtuar të mbetet pjesë e sportit të xhudos, megjithëse lëndimet nuk ia mundësuan të bëjë karrierë çfarë synonte dhe në përputhje me potencialin që kishte... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm