Gazeta e mirënjohur franceze, L’Equipe ka emëruar formacionin më të mirë momental në Serie A.
Në 11-shen startuese nuk është përfshirë asnjë lojtar i Interit, por aty janë përfshirë yjet e Juventusit, Napolit, Milanit, e Romës, transmeton Koha.net.
Gianluigi Buffon është në portë, me bashkëlojtarin e tij Alex Sandro në krahun e majtë, dhe Andrea Contin e Milanit në krahun e djathtë.
Kalidou Koulibaly i Napolit është në qendër së bashku me kapitenin e Milanit, Leonardo Bonucci.
Në mesfushë janë: Radja Nainggolan, Miralem Pjanic dhe Marek Hamsik, përderisa treshja e sulmit udhëhiqet nga Dries Mertens, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala.
