Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formacioni më i mirë i mundshëm nga Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ka bërë të ditur formacionin më të mirë të mundshëm sipas tij, dhe futbollistët që zënë vend në këtë 11-she janë nga Italia, Spanja dhe Amerika e Jugut. Zhegrova bën karrierë te Lille dhe po vlerëoshet shumë në Francë nga skuadra e tij.

23-vjeçari që përfaqëson Kosovën ka zhvilluar 16-të ndeshje në të gjitha garat në këtë edicion, ndërsa ka realizuar dy gola e tri asistime në të gjitha garat. “Zgjedh Gianluigi Buffonin sepse mendoj se ai është një prej portierëve më të mirë ndonjëherë.

Në krahun e djathtë do të zgjidhja Cafun, sepse ka qenë një prej më të mirëve në botë. Në qendër të mbrojtjes do të shkoja me Sergio Ramosin. Ai është i fuqishëm, inteligjent, është i kompletuar. Qendërmbrojtësi tjetër është Paolo Maldini, ka qenë mbrojtës i shkëlqyer.

Në krahun e majtë po e zgjedh Roberto Carlosin. Në mesfushë Xavin, ka qenë kaq i mirë, kaq inteligjent. Lojtar i “çmendur”. Lojtarin tjetër që do ta zgjidhja do të ishte Luka Modriq. Edhe Modriqi është i jashtëzakonshëm. Dhe i treti është Andres Iniesta. Në sulm do të shkoja me Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe Ronaldinhon. Ronaldo në qendër, Messi në krahun e djathtë dhe Ronaldinho në të majtë, do të ishte treshe e jashtëzakonshme. Treshe vrastare”, është shprehur Zhegrova të mërkurën për faqen zyrtare të klubit.