Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lensi shokon PSG-në, ia shkakton humbjen e parë

Lensi ia ka shkaktuar PSG-së humbjen e parë në edicionin 2022/2023 të Ligue 1 të Francës. Të dielën mbrëma, Lensi fitoi 3:1 ndeshjen si vendas. Przemyslaw Frankowski shënoi për 1:0 në minutën e pestë.

Hugo Ekitike barazoi për parisienët në minutën e tetë, por kjo nuk zbrapsi vendasit. Për 2:1 shënoi Lois Openda në minutën e 28-të. Ndërsa rezultatin final, 3:1, e vendosi Alexis Claude Maurice në minutën e 47-të. Parisi u paraqit pa Lionel Messin dhe Neymarin.

Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të kampionatit francez. Parisi udhëheq me 44 pikë, ndërsa Lensi është i dyti me 40 pikë. Lensi është befasia e këtij edicioni dhe të dielën arriti fitoren më të madhe.