Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lenjani e Demhasaj asistojnë në fitoren e thellë

Ermir Lenjani e Shkëlqim Demhasaj kanë kontribuar me nga një asistim në fitoren e thellë të Grasshopperit. Grasshopperi të dielën fitoi 4:0 në udhëtim ndaj St. Gallenit. Lenjani asistoi në golin e tretë, ndërsa Demhasaj në golin e katërt.

Kapiteni Amir Abrashi startoi te Grasshopperi, ndërsa Lenjani e Demhasaj ishin zëvendësues. Betim Fazliji luajti për St. Gallenin. Grashopperi është i pesti me 21 pikë, ndërsa St. Galleni mban vendin e tetë me 15 pikë.

Artikuj të ngjashëm