Supertalentja 11-vjeçare e skatebordit, Sky Brown, ka pasur një aksident të rëndë në stërvitje në Kaliforni të enjten dhe është me fat që është gjallë, shkruan BBC.
Brown, që po shpresonte të bëhej olimpistja më e re britanike këtë verë në Tokio, ka marrë frakturë të kafkës dhe ka thyer kyçin e majtë dhe dorën. Ajo është dërguar në spital me helikopter dhe ishte e pavetëdijshme me të arritur në spital, por pritet të rikuperohet plotësisht.
“Kur ajo arriti fillimisht në spital, të gjithë kishin frikë”, ka thënë babai i saj, Stewart.
Ai ka shtuar se vajza e saj është shumë pozitive dhe se do të ketë rikuperim të shpejt.
“Sky është me fat që është gjallë. Ajo mbetet pozitive dhe e fortë, dhe gjithë stafi mjekësor është i shokuar të shoh sa pozitive është”, thotë Stewart.
Lojërat Olimpike në Tokio janë shtyrë për verën e vitit të ardhshëm për shkak të pandemisë COVID-19.
“Unë do të shtyj kufijtë për vajzat me skatebordin tim. Do të synojë të artën në vitin 2021 dhe asgjë nuk do të më ndal”, ka shkruar Sky në rrjetet sociale.