Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet sulmuesi i Romës, Solbakken

Skuadra e Romës ka nisur me telashe në fazën përgatitore. Të dielën mediat italiane kanë shkruar se “giallorossëve”, të cilët janë në përgatitje në Portugali, u është lënduar sulmuesi Ola Solbakken. Solbakken raportohet se është lënduar në kofshën e këmbës së djathtë, në miqësoren kundër Latinas të cilën Roma e fitoi 6:0.

Sulmuesi i Romës është detyruar ta lërë fushën. Roma në Portugali do të qëndrojë deri më 3 gusht.

Me Bragan do të luajë miqësore më 26 korrik, kurse me Farensen do të ballafaqohet në miqësore më 2 gusht. 24-vjeçari Solbakken do të punojë me program individual dhe nuk pritet të luajë në miqësoren e ardhshme.

Artikuj të ngjashëm