Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Paçarada, mungon ndaj Maltës

Mbrojtësi i krahut të majtë Leart Paçarada është lënduar gjatë stërvitjeve me përfaqësuesen dhe nuk do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjen e sotme ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe që zhvillohet pas tre ditësh.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se mbrojtësi anësor ka udhëtuar menjëherë në Gjermani, por nuk ka saktësuar se për çfarë lëndimi bëhet fjalë.

“Futbollisti i Kombëtares A Leart Paçarada, është lënduar gjatë stërvitjeve, ndaj nuk do të jetë në gjendje që ta ndihmojë ekipin në këto dy ndeshje dhe ai udhëton menjëherë për Gjermani”, thuhet në njoftimin e FFK-së.