Mbrojtësi i majtë Leart Paqarada i është bashkuar Kosovës për ndeshjen që e luan të enjten në Parma kundër Moldavisë, por ai do të mungojë në ndeshjen ndaj Greqisë.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i Paqaradës, St. Pauli.
“Leart Paqarata është larguar nga kampi për t’iu bashkuar Kosovës. Mbrojtësi i majtë do të jetë në skuadër për ndeshjen kundër Moldavisë në Parma të enjten dhe më pas do të kthehet në Hamburg”, ka shkruar St. Pauli.
Të hënën u lirua për t’iu bashkuar Kosovës për ndeshjen ndaj Werder Bremenit edhe Milot Rashica.
Kosova të enjten luan me Moldavinë, ndërsa të dielen e pret Greqinë. Dyja ndeshjet janë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Artikuj të ngjashëm