Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Mueller, nuk luan në fundjavë

Pas afër gjysmë ore lojë, Thomas Mueller është dashur ta lërë fushën në Plzen për shkak të një lëndimi, në ndeshjen që Bayern Munichu e fitoi të mërkurën mbrëma 4:2.

Si rezultat i këtij lëndimi, ai nuk do të luajë në fundjavë, dhe këtë e ka thënë vetë trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann.

“Ai pati telashe në pulpë. Nuk është asgjë e madhe, asgjë dramatike, por nuk do të rrezikohet në vikend”, ka thënë trajneri i Bayernit.

Nagelsmann ka thënë për “Sky” se Mulleri nesër nuk do të stërvitet me skuadrën.

33-vjeçari Muller këtë sezon ka shënuar tri gola dhe ka kontribuuar me pesë asistime në 13-të ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm