Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Laura Fazliu, mbetet pa medalje

Laura Fazliu nuk e ka mbyllur mirë paraqitjen në Grand Slamin e xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë. Xhudistja 23-vjeçare luftoi për medalje të bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë, ndërsa përballë e kishte holandezen Joanne Van  Lieshout.

Laura nisi furishëm duke kërkuar hedhjen pas pak sekondave. Shumë shpejt realizoi hedhje për uazari. Më pas e ka kontrolluar luftën deri në fund, duke kërkuar hedhje edhe në disa raste të tjera. Por rreth 20 sekonda para fundit, Laura ka pësuar lëndim, që shpresohet të mos jetë serioz. Ka vendosur të vazhdojë garën, por për  shkak të lëndimit në pjesën e prapme të kofshës, nuk e kishte më forcën e njëjtë. Holandezja ka shfrytëzuar këtë dhe përmes mbajtjes ka siguruar fitore me Ippon, pak para se të mbyllej lufta. Është parë qartë se Laura e ka mbyllur luftën mes dhembjeve të mëdha në kofshë. Dhe kjo i kushtoi që të mbetet pa medalje.

Laura është prej shpresave më të mëdha të Kosovës për medalje në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Dhe lëndimi serioz eventual i saj, do të ishte goditje shumë e madhe për Kosovën.

Në Tbilisi, Laura ishte bartëse e parë dhe nisi ditën ashtu si pritej. Fillimisht e mposhti xhudisten e Mongolisë, Enkhriilen Lkhagvatogoo. Më pas dominoi plotësisht ndaj holandeze Geke  Van Den Berg, ndaj të cilës fitoi me dy uazari. Në çerekfinale, Laura Fazliu përballë e kishte kubanezen Maylin Del Toro Carvajal. Ndaj saj ishte superiore duke fituar me uazari e Ippon.

Gjysmëfinalja megjithatë ishte e pakalueshme për shpresën e madhe të Kosovës. Laura përballë e kishte polaken Angelika Szymanska. Lufta ishte e fortë dhe shumë e barabartë, por polakja Szymanska fitoi me Ippon.

Edhe Laura fiton medalje në Kinë Luftarake Laura fiton medalje në Kinë

Laura Fazliu nuk ka fituar gara në tri paraqitje këtë vit. Në Grand Slamin e Parisit u ndal herët e më pas në Grand Slamin e Bakusë ishte e shtata. Në Tbilisi përfundon e pesta.

Të premten në Gjeorgji medalje të bronztë fitoi Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë. Flaka Loxha shënoi dy fitore, ndërsa u ndal në luftën e tretë në kategorinë deri 57 kilogramë.

Të dielën garon edhe Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë. Nora Gjakova po e sanon një lëndim dhe nuk ka garuar në Grand Slamin e Gjeorgjisë. Garat Grand Slam janë prej më të mëdhave në turin botëror të xhudos.

Në Tbilisi po garojnë 531 xhudistë nga 83 shtete të ndryshme.


Laura lufton për medalje të bronztë

Laura Fazliu është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë. Në një luftë të fortë, Laura u mposht nga polakja Angelika Szymanska.

Xhudistja polake realizoi aksion për Ippon.

Edhe Laura ndalet në luftën e parë Luftarake Laura ndalet në luftën e parë

Tani Laura lufton për medalje të bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.


Laura me fitore mjeshtërore

Laura Fazliu ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Tbilisi.

Me aksion mjeshtëror e mposhti kubanezen Maylin Del Toro.

Atë fillimisht e hodhi bukur për uazari e më pas me mbërthim siguroi fitoren me Ippon.


Laura fiton bindshëm luftën e dytë 

Laura Fazliu ka fituar dy luftërat e para në Grand Slamin e xhudos në Tbilisi.

Edhe Vlera e madhe e medaljes së argjendtë të Laurës Luftarake Vlera e madhe e medaljes së argjendtë të Laurës

Tashmë është në çerekfinale të kategorisë deri 63 kg. Fillimisht e mposhti me Ippon mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo e në xhiron e tretë holandezen Geke Van Den Berg.

Ndaj saj fitoi me Ippon, përkatësisht me mbajtje.