Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndimi muskulor lë Rudishan jashtë Botërorit

Rekordmeni i botës në 800 metra vrapim, keniani David Rudisha, është tërhequr nga Botërori i atletikës në Londër, për shkak të një lëndimi muskulor.

Lajmin e ka bërë të ditur Rudisha në faqen e tij në rrjetin sociale Twitter, transmeton “Koha Ditore”. Rudisha, që është kampion bote dhe olimpik në 800 metra, është personi i parë dhe i vetëm që ka vrapuar 800-metërshin nën 1:41 minuta.

“Me trishtim dhe zhgënjim njoftoi se nuk do të mund të paraqitem në Botërorin në Londër, për shkak të një lëndimi muskulor”, ka shkruar të hënën, Rudisha 28-vjeçar.

Artikuj të ngjashëm